Kjo e martë shënon ditën e shenjtë të Kurban Bajramit. Drejtuesit fetarë dhanë mesazhe paqeje në këtë ditë feste. Qindra myslimanë në të gjithë vendin janë mbledhur në sheshe për të falur namazin. Sipas orarit të përcaktuar për tu falur, besimatarët mbushësh sheshet përpara orës 06:00 të mëngjesit. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari i kërkoi falje të gjithë besimtarëve myslimanë që nuk e falën namazin e Kurban Bajramit në shesh duke thënë se nga parashikimi i motit menduan se do të ketë reshje shiu.