Policia Rrugore e Elbasanit masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korcës dhe zonave bregdetare të jugut. Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eleminuar vonesat në lëvizje si pasojë e parakalimeve të gabuara apo ngadalësimit të lëvizjes në hyrje të Elbasanit dhe te rrethrrotullimi në Bradashesh.