Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar rënie nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2012 në Kosovë kanë lindur 27 mijë e 743 fëmijë, por në vitet në vijim numri I lindjeve ka rënë. Vetëm një vit më pas në 2013m janë shënuar 4 mijë e 401 fëmijë më pak se viti paraardhës.