Top News – Ferri mbi tokë në Kaliforni…Kthehen erërat e forta, kanë fuqinë e uraganeve
15/01/2025 12:02

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa erërat e forta goditën Los Anxhelosin, ku dy zjarre masive, që filluan një javë më parë, ende nuk janë shuar. Erërat e sezonale që vijnë nga Santa Ana pritet të vazhdojnë me forcë të mjaftueshme për të përhapur hirin e nxehtë të zjarrit për shumë kilometra, duke rritur mundësinë e zjarreve të rea në një rajon, ku të paktën 25 persona tashmë kanë humbur jetën. "Erërat kërcënuese për jetën dhe shkatërruese tashmë kanë mbërritur këtu", tha shefja e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin e Los Anxhelosit, Kristin Croëley në një konferencë për shtyp. Pjesa më e madhe e Kalifornisë Jugore është në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të thatësirës dhe erërave të forta. Ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të lartë në një zonë prej 480 kilometrash, që shtrihet nga San Diego deri në veri të Los Anxhelosit. Më të rrezikuara janë zonat e brendshme në veri të Los Anxhelosit, duke përfshirë rajonet me popullsi të dendur në Thousand Oaks, Northridge dhe Simi Valley, me më shumë se 300,000 banorë, sipas meteorologëve. Gati 90,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi korportatat e shpërndarjes së energjisë vendosën të ndërprisnin furnizimin për të shmangur shkaktimin e zjarreve të reja nga kabllot e tyre elektrike. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të lodhur dhe të shqetësuar që të qëndrojnë të gatshëm për t’u evakuuar. Shqetësimi më i madh mbetet kërcënimi nga erërat e forta që parashikohet të arrijnë shpejtësinë e uraganëve në disa zona. Tani të mbështetur edhe nga zjarrfikës nga shtetet e tjera, si Kanadaja dhe Meksika, ekipet e zjarrfikës të Los Anxhelosit u dislokuan në zona të ndryshme për shuarjen e zjarreve. Numri i zjarrfikësve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve tani është shumë më i madh se një javë më parë, kur vala e parë e zjarreve filloi të shkatërronte mijëra shtëpi.

Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46