Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07/2025 15:24

Zjarrfikësit në Turqi vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret që kanë përfshirë kodrat me pyje në perëndim të vendit të premten. Zjarret që shpërthyen në të paktën pesë vende të ndryshme në provincën bregdetare të Egjeut kanë shkaktuar vdekjen e dy personave, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 shtëpive. Zjarret janë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët. Ministri i Pyjeve të Turqisë, Ibrahim Yumakli, tha të premten se zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë zjarrfikës, janë ende në terren duke luftuar me një zjarr vdekjeprurës pranë qytetit Odemis për ditën e tretë me radhë. Ndërkohë, ekipet e emergjencave po punojnë për të parandaluar përhapjen e një zjarri të ri që shpërtheu të enjten vonë pranë rrethit të Bucës. Zjarri pranë Odemisit mori dy jetë njerëzish, një punonjës pyjor që vdiq të enjten gjatë përpjekjeve për të shuar flakët, dhe një banor 81-vjeçar që humbi jetën për shkak të thithjes së tymit, sipas autoriteteve. Një tjetër zjarr që shpërtheu të mërkurën pranë destinacionit turistik të njohur në Çesme u vu nën kontroll të premten, tha Yumakli. Zjarri nxiti evakuim në tri lagje dhe shkaktoi mbyllje të përkohshme të rrugëve. Zyrtarët turq nuk kanë dhënë ende ndonjë vlerësim të sipërfaqes së përgjithshme të tokës së djegur nga zjarret. Edhe në greqinë fqinje, situata nuk është aspak më e lehtë. Gjendja e emergjencës është shpallur në Kretë pasi ishulli popullor grek është gjunjëzuar nga zjarre të rrezikshme. Mbi 5 mijë pushues të tmerruar janë larguar nga ishulli 24 orët e kaluara ndërsa një ferr flakësh vazhdon të shkrumbojë rajone të shumta.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02