Mijëra traktorë janë rreshtuar në pika nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, duke bllokuar autostrada kombëtare, pika doganore dhe akse hyrëse drejt qyteteve të mëdha dhe fermerët grekë vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur në rrugë, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave të tyre deri në festat e fundvitit.