Protesta e fermerëve në Greqi do të bllokojë edhe këtë të premte për tre orë qarkullimin e automjeteve në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Policia kufitare njoftoi se për shkak të bllokimit të rrugës Kakavijë-Janinë nga fermerët grekë, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë nga ora 18 deri në orën 21 me orën tonë. Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.