Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në javën e dytë dhe situata po përshkallëzohet. Sipas mediave greke, numri i bllokadave në akset rrugore ka arritur mbi 80, ndërsa fermerët po planifikojnë të intensifikojnë protestat duke bllokuar urën në Patras dhe portin e Volosit. Aktualisht, akset kryesore rrugore, përfshirë Rrugën Kombëtare Athinë-Selanik dhe Autostradën Egnatia, mbeten të mbyllura, ndërsa kalimet kufitare, përfshirë atë të Kakavijës, hapen dhe mbyllen me fshas oraresh.