Fermerët grekë kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre të martën e 20 shkurtit, ku pritet që të zbarkojnë në Athinë me traktorët dhe mjetet e tjera bujqësore dhe të bllokojnë për të paktën 24 orë sheshin “Sintagma”. Ata mbetën të pakënaqur me propozimet e bëra nga kryeministri Mitsotakis dhe premtuan se do të vazhdojnë demostratat e tyre, derisa qeveria të tërhiqet dhe t’u japë zgjidhje shqetësimeve të ngritura.