Fermerët e fushës së Korçës i janë rikthyer sërish protestës. Ata tentuan të bllokonin rrugën nacionale pranë kryqëzimit të Maliqit por nuk u lejuan nga policia. Edhe kësaj here ata u ankuan për prodhimet e pashitura por dhe çmimet e ulëta të produkteve që ata prodhojnë dhe që në treg shiten me çmime shume më të larta. Fermerët shprehen të vendosur të vazhdojnë protestat ndërkohë që gjobat e vendosura ndaj tyre herën e kaluar nuk janë anuluar, ashtu siç bë me dije dhe ata janë detyruar ti paguajnë. Kjo është e disata herë që fermerët dalin në protesta.