Top News – “Fërkime” në ajër: Dy avionë rusë i afrohen rrezikshëm bombarduesit amerikan!
31/08/2020 09:46

Dy avionë rusë iu afruan rrezikshëm një bombarduesi B-52 të Forcave Ajrore amerikane mbi Detin e Zi. Incidenti ndodhi në ujra ndërkombëtare. Pilotët rusë i kaluan disa herë gati 30 metra larg avionit amerikan, duke shkaktuar deri edhe turbulencë duke I kufizuar B52-shit aftësinë e manovrimit.