Policia e Tiranës ka ndaluar një 37-vjeçare, e cila ishte kthyer në shqetësim për një qytetare, pasi I hapte llogari në rrjetet sociale me emrin e saj, dhe të fëmijës së mitur. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.K, banuese në Tiranë, e cila u ndalua për veprën penale, “Falsifikimi kompjuterik”.