Vezët e kontaminuara me salmonelë u bënë shkak për helmimin e fëmijëve në kopshtin shtetëror të Gramshit. Analizat laboratorike vërtetuan prezencës e këtij bakteri në kampionet e vezëve, teksa pritet të ndërrmerren masa nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për gjurmimin dhe izolimin e lotit të vezëve të kontaminuara, njoftimin e publikut dhe asgjësimin e produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore.