Një problematikë sa I takon fëmijëve që vijnë nga vendet e botës së tretë po shoqeron Shqipërinë së fundmi. Bëhet fjalë për zhdukjen e fëmijëve, të cilët mbërrijnë në vendin tonë pa prindërit e tyre dhe më pas zhduken pa lënë gjurmë. Shqipëria është kthyer në një trampolinë për emigrantët që vijnë nga vendet arabe, veçanërisht nga zonat e konfliktit si Siria. Marokenë, sirianë apo kurdë kanë pushtuar qytetet shqiptare, veçanërisht Tiranën, Durrësit dhe zonat e tjera kufitare.Por në mes të tyre ka dhe shumë femijë të moshave nga 13- 17 vjeç.