Si rezulat i kontrolleve në rrugët e kryqytetit, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur raste të mbajtjes në automjet, të fëmijëve, pa sistemet e fiksimit. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për fëmijët, ndëshkohet me masë administrative nga 5 000 deri në 15 000 lekë të reja.