Një fëmijë që kishte patur temperaturë për disa ditë në Laç, u dërgua drejt spitalit të QSUT, ku pas analizave rezultoi i prekur nga dizenteri . I mituri shkonte në kopshtin numër një. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë vendosur në dijeni institucionet përkatëse, Bashkia e Kurbinit dhe Shëndeti Publik. Ndërkohë është bërë dezinfektimi i ambienteve të kopshtit. Ndërsa Shëndeti Publik ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.