Petrit dhe Vezire Elezi janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidës, pasi u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili për pasojë ndërroi jetë. Pas shqyrtimit të provave në seancë, Gjykata vendosi për dy shqiptarët masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj.