Vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve në Kosovë po konsiderohen si sinjal i qartë strategjik për marrëdhëniet e avancuara të Kosovës me SHBA-të. Eksperti I sigurisë, Arben Fetoshi, ka thënë për KosovaPress, se ky bashkëpunim me FBI-në konsolidon pozicionin e Kosovës në arkitekturën e sigurisë euro-atlantike. Sipas tij, ky bashkëpunim është një mesazh i drejtpërdrejtë që demaskon narrativen e Serbisë, e cila përpiqet në vazhdimësi ta paraqes Kosovën si burim destabiliteti në rajon.