Edhe këtë të martë, Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të vijojnë deklaratat përfundimtare të Prokurorisë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në këtë seancë, e cila nisur që në orën 09:00, pritet që prokuroria të paraqesë përgjegjësitë penale të të akuzuarve. Gjatë seancës së të hënës, prokuroria u ndal në funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm, duke kërkuar dënimin e secilit prej të akuzuarve me nga 45 vite burg, ose 180 vite burgim në total.