Vetëpastrimi i rradhëve të policisë, përmirësimi i kushteve të shërbimit të punonjësve të policisë si dhe rezultatet e operacionit kombëtar ‘Tempulli’, kanë qenë kryefjala e ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se do të rritet standarti i jetesës së policëve, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja.