Kryeministri Edi Rama inauguroi pjesën tjetër të punimeve në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tregoi se kjo është faza e dytë e ndërhyrjes për rehabilitimin e këtij spitali, me një vlerë prej 6.6 milionë eurosh dhe me 12 shtretër.