Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Shkodër-Lezhë, ka ekzekutuar masat e sigurisë për një punonjës policie dhe tre 3 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për një punonjës policie dhe 3 punonjës të IMT-së të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, efektivi dhe tre punonjësit e IMT-së kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme. AMP njofton se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.