Eksperti më i lartë i qeverisë së SHBA për sëmundjet infektive tha se Amerika nuk mund t’i varë shpresat te krijimi i vaksinës, sado e sigurt dhe efektive të jetë ajo. Dr. Anthony Fauci paralajmëroi se rritja e përditshme e rasteve me koronavirus mundet që mëse të dyfishohet, nëse amerikanët nuk ndërmarrin hapa për ta vënë virusin nën kontroll. Kalifornia, Teksasi dhe shumë shtete të tjera kanë raportuar një rritje të rasteve të reja, duke çuar në një rivlerësim të përpjekjeve të SHBA për të frenuar pandeminë. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi vaksina të efektshme, të disponueshme për të gjithë,” tha Dr Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve infektive, para një komisioni të Senatit të SHBA.