Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen drejtuar SPAK-ut që të verifikojë dokumentacionet e bëra publike nga Top Channel në lidhje me faturat në kompani offshore të Monika Kryemadhit. Për kreun e qeverisë kjo është një emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa theksoi se kjo është një punë peshkaqenësh, duke ironizuar aksionin e SPAK ndaj ish-zëvendës ministres së Brendshme, që u akuzua për një arkë me peshk.