Mesdita e 4 gushtit, fatkeqësisht rezultoi të ishte dita e fundit e jetës për 27 vjecarin Festim Mecja, i cili mbeti viktimë e aksidentit tragjik në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Festim Mecja sapo ishte kthyer nga Italia dhe kishte planifikuar një takim surprizë për familjarët e tij, pasi këta të fundit nuk e dinin që ai kishte ardhur në Shqipëri, por e morën vesh disa orë më vonë, që djali i tyre kishte vdekur në një aksident, pak kilometra pranë vendbanimit.