Dëshira e madhe e shqiptarëve për të shkuar në Britaninë e Madhë përmes kanalit të La Manshit, cdo herë e më shumë po vë në rrezik të lartë jetën e tyre. Kohët e fundit, në tre raste të kalimit të shqiptarëve nga Franca drejt vendit ishullor, përmes kanalit të La Manshit, gomonia me të cilën ata kanë lundruar është carë në mesin e rrugës, duke rrezikuar jetën e tyre.