Negociatat ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hamas për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Rripin e Gazës do të rifillojnë javën e ardhshme, tha të shtunën një zyrtar. Vendimi për të rifilluar bisedimet, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters, erdhi pasi kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite u takua me kreun e CIA-s dhe kryeministrin e Katarit, vend i cili prej kohësh ka luajtur rolin e ndërmjetësit.