Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar zhvilluan të premten një konferencë të përbashkët, ku paraqitën gjendjen e ekonomisë, perspektivën afatshkurtër dhe afatmesme të saj, si dhe vendimin e task forcës së bashkimit europian për të nxjerrë vendin tonë nga lista gri e vendeve me rrezikshmëri për pastrimin e parave. Vendimi u mor po të premten nga Asambleja plenare e task forcës dhe ministri Mete e vlerësoi si rezultat i progresit të shënuar nga vendi në zbatimin e rekomandimeve dhe reformave të ndërmarra.