Top News/ Fatalitetet nga i nxehti trefishohen/ Evropa përvëlohet, katastrofë në fund të shekullit
22/08/2024 13:03

Vdekjet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, me shifrat që rriten në mënyrë disproporcionale në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja, ka zbuluar një studim. I ftohti vret më shumë njerëz sesa i nxehti në Evropë, dhe disa ekspertë kanë argumentuar se ndryshimi i klimës do të jetë në përfitim të shoqërisë duke reduktuar ato vdekje. Por studimi, i botuar në Lancet Public Health, zbuloi se numri i viktimave nga i nxehti do të rritet në mënyrë të frikshme ndërkohë që temperaturat po bëhen më të rrezikshme po ashtu. Nëse ngrohja globale do të sjellë një rritje katastrofike të temperaturave me 3 apo 4 gradë celcius, atëherë vdekjet nga nxehtësia do të tejkalojnë dukshëm viktimat e të ftohtit. Studiuesit thonë se rezultatet e hulumtimeve të tyre sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedenta” për sistemet e shëndetit publik, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit. “Shumë më shumë vdekje të lidhura me nxehtësinë priten të vijnë ndërsa klima ngrohet dhe popullsia plaket, ndërsa vdekjet nga i ftohti bien pak”, thotë David García-León nga Qendra e Përbashkët Kërkimore në Komisionin Evropian, bashkëautor i studimit. Viktimat e të nxehtit mund të shkojnë deri në 129 mijë në vit nëse temperaturat rriten me 3 gradë celcius më shumë se nivelet paraindustriale. Sot, vdekjet nga nxehtësia në Evropë janë 44,000. Por numri vjetor i vdekjeve nga i ftohti dhe i nxehti në Evropë mund të rritet nga 407,000 njerëz sot, në 450,000 në vitin 2100, edhe nëse liderët botërorë arrijnë objektivin e ngrohjes globale prej 1.5 gradë Celsius, zbulon studimi. Hulumtimi vjen pasi një serie valësh përvëluese të të nxehtit kanë bërë kërdinë në të gjithë kontinentin.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58