Një lagje e Los Anxhelosit e përfshirë në filmat "Fast and Furious" , mbajti protesta kundër xhirimeve të filmit më të fundit të sagës, për shkak të një vale garash të paligjshme dhe të rrezikshme në rrugë. Banorët shprehën zemërimin për xhirimin e planifikuar këtë fundjavë të "Fast X" në një zonë historike pranë qendrës së qytetit, ku ndodhet shtëpia e personazhit Dominic Toretto të interpretuar nga Vin Diesel. Saga e filmave që në shqip njihet me titullin “Shpejtësi skëterrë” përshkruajnë botën e garave në rrugë, duke ndihmuar në popullarizimin e praktikave të tilla ku turmat mblidhen, zakonisht natën, për të parë makinat të cilat qarkullojnë me shpejtësi të madhe nëpër rrugë.