Fasoneria i solli ekonomisë shqiptare më shumë të ardhura neto se turizmi në tremujorin e parë të këtij, duke u renditur si burimi i dytë më i madh i tyre, pas remitancave të emigrantëve. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bizneset fasone arkëtuan gati 200 milionë euro, që është shifra më e lartë historike në nivel tremujor.