Top News- Farage sulmon sërish shqiptarët, ambasadori i troket në zyrë: Ndalo përsëritjen
06/09/2025 19:10

Qëndrimet e udhëheqësit të Reform UK Nigel Faragë dhe anëtarëve të kësaj partie sa I takon shifrave të emigrantëve kanë rikthyer edhe njëherë debatet pasi sipas ambasadës shqiptare në Londër, po përdoren statistika të pasakta. Në një postim në platformën X, ambasadori I Shqipërisë në mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi njoftoi se ka pasur një takim me Nigel Faragë për t’i thënë se po përsëriste informacione të rreme, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhej në burg. “Është krejtësisht e pavërtetë, dhe megjithatë po përsëritet në GB Neës dhe nga politikanët tuaj”, theksoi ambasadori Uran Ferizi, i cili po merr pjesë në konferencën e Reform UK. Sipas The Guardian diplomati shqiptar e ka quajtur një keqinterpretim të statistikave zyrtare. "Është keqinterpretim i statistikave zyrtare të cilat merren dhe përdoren për të dalë me pretendime të ndryshme që nuk kanë asnjë ngjashmëri me realitetin.", mësohet se ka thënë ambasadori sipas The Guardian. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tashmë është përplasur me Farage në internet në lidhje me përdorimin e shifrës nga udhëheqësi i Reform UK. “Gjithashtu, unë argumentova se shqiptarët ishin një shembull shumë i mirë i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me drejtësinë dhe ai dukej se e vlerësonte këtë.”, pohoi diplomati para babait të Brexit Nigel Farage I cili sipas sondazheve mund të jetë fituesi I radhës I zgjedhjeve.

Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23
Top Channel/ Gafa e Berishës gjatë bashkëbisedim me qytetarët: Ta filloj e një herë
11/04 12:22
Top Channel/ “Vrasje e dytë, do bëj rekurs”, Apeli ul dënimin e vrasësit të policit, reagon babai
11/04 12:21
Top Channel/ Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër
11/04 11:44
Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30