Në pranga përfundoi Murat Curri, njohur edhe me emrin Murat Cërriku. I riu ka hyrë i armatosur i armatosur në një bar-kafe, duke kanosur klientët dhe duke goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:40 të së dielës në lagjen nr. 2 të qytetit. Pas aktit të dhunshëm, autori i dyshuar u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe një mjet të parkuar gjatë tentativës për t’u arratisur.