Famulltari i zonës dhe Thethit dhe Breglumit, Kastriot Demaj u kërkon autoriteteve që të tërhiqen nga ideja për një aksion të dytë kundër ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit dhe fshatrat e tjerë të Dukagjinit. Përmes një letre publike, famulltari, Kastriot Demaj u bën thirrje autoriteteve që fadromat t’i përdorin për të ndërtuar dhe jo për të shkatërruar, ashtu siç bënë në muajin korrik të kësaj vere.