Policia e Krujës ka arrestuar një shtetase të shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Streha"”, njofton policia. Si rezultat i këtij operacioni, në Fushë Krujë, u bë kapja I shtetases në kërkim Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.