SHBA konfirmoi të hënën, më 1 maj, se banka e madhe amerikane, First Republic, ka falimentuar. Gjiganti bankar i investimeve, JP Morgan Chase, do ta marrë përsipër tani këtë bankë. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave thotë se sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga rregullatorët, JP Morgan Chase do t’i marrë përsipër të gjitha depozitat dhe shumicën e aksioneve të bankës First Republic.