Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i cili ishte pjesë e një videoskandali seksual nga zyrat e Bashkisë, ka dëshmuar këtë të mërkurë para togave të zeza. Në dëshminë e tij pas konkluzioneve të mbrojtjes së tij, Gjici akuzon për videon ish-kreun e Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, pasi sipas tij ka paguar Alma Kaçin për të realizuar këtë video dhe për ta dëmtuar. Sipas Gjicit, e gjitha kjo është hakmarrje personale e Oruçi, për shkak se nuk është lejuar të përvetësojë pronat e Bashkisë.