Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim tre persona, të cilët jepni para me fajde, duke marrë si garanci pasuri të paluajtshme e automjete nga qytetarë të ndryshëm. Shumë prej këtyre pasurive në shumë raste kalonin në pronësinë e të akuzuarve për shkak të mosshlyerjes së borxheve. Nga hetimet rezulton se vlera e pasurive të përfituara nga shtetasit me iniciale J.K., K.K. dhe A.G. ishte shumë herë më e lartë se shumat e dhëna hua, të cilat kapnin mbi 200 mijë euro.