Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer sërish në Theth për të vijuar aksionin ndaj ndërtimeve pa leje në këtë zonë të shpallur Park Kombëtar. Në këtë fazë pritet të shemben rreth 35 objekte, ndërsa banorët janë njoftuar procedurialisht për prishjen.