Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga Durrësi, aty ku punonjësit e Inspektratit të Mbrojtjes së Territorrit po vijojnë punën për çmontimin e të gjitha tendave të vendosura nga bizneset por nga ana tjetër edhe për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje të bëra nga ana e subjekteve të ndryshme. në pamjet e shpërndara nga kreu I qeverisë shihen dhe fadromat e IMT që shembin të gjitha strukturat e betonit që janë ngritur përgjatë hapësirave publike.