IKMT ka zbarkuar këtë të martë në Orikum, për të shembur dy objekte që ndodhen në bregdet dhe që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Pronarët e objekteve pretendojnë se prej 5 muajsh janë në process gjyqësor me ASHK-në, ndërsa ndërtesat janë në aplikim në process legalizimi që prej vitit 2022. Sipas tyre, nuk ka mbërritur asnjë paralajmërim nga IMT për shembjen e ndërtesave, por ka qenë policia që I ka lajmëruar. Pronarët pretendojnë se janë akoma në proces gjyqësor, ku nuk është marrë ende asnjë vendim. Dy objektet janë dhoma plazhi dhe një restorant. Aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje nisi pas zgjedhjeve në zonën e Thethit. Kryeministri Edi Rama e konsideron këtë një operacion për Rilindjen Urbane 2.0.