Një 60-vjeçar nga Dibra humbi jetën mbrëmjen e të premtes në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës pasi dyshohet se u godit nga një fadromë që drejtohej nga një kosovar. Sipas policisë, në momentin e aksidentit viktima Nusret Xhoka kishte zbritur nga një trajler kur u përplas nga fadroma që drejtohej nga 63-vjeçari, nga Prishtina, Rrahman Sllamniku