Avionët luftarakë amerikanë F-15, të nisur nga baza ajrore Lakenheath në britani, mbërritën në poloni për të mbështetur atje trupat e natos, në skajin lindor të aleancës. Avionët luftarakë amerikanë zbritën në bazën ajrore të Laskut me mision për të mbështetur krahun lindor në monitorimin e qiellit në këtë zonë dhe do të qëndrojnë në poloni të paktën deri në fund të shkurtit – tha ministri polak i mbrojtjes në një deklaratë për shtyp.