Fitorja e madhe me Cekinë e afron con Kombëtaren shqiptare në derën e Evropianit, por pa hyrë ende teksa ka edhe 2 ndeshje për t’u luajtuar me moldavinë dhe Ishujt Faroe në muajin nëntor. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho janë në krye të Grupit E me 13 pikë, 4 më shumë se Polonia në vendin e dytë. Në këtë pikë llogaritë për kombëtaren shqiptare për kualifikimin për në Euro 2024 bëhen akoma më të lehta.