Shqipëria këtë vit është vendi organizator i kampionatit Evropian të Futbollit të 17 vjecare, dicka që ndodh për herë të parë për vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një sërë aktivitetesh për promovimin e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm dhe këtë të mërkurë në Shtëpinë e Futbollit mblodhi dashamirës të futbollit, qytetarë të Tiranës, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave. I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka që në fjalën e tij tha se mbajtja e fazës finale të Evropianit të U17 është një moment historik për futbollin shqiptar