Pjesa jugore e Evropës po përballet me një valë vrasëse të nxehti ndërkohë që agjencia hapësinore e bashkimit evropian ka paralajmëruar se një situatë akoma më e rëndë po vjen. Sistemi i presionit të lartë atmosferik, i cili po përshkon Mesdheun nga Afrika e Veriut është quajtur Cerberus, sipas monstrës me tre koka që ruante portat e ferrit sipas mitologjisë së lashtë greke.