Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni. Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azilin tregojnë se ka patur 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023. Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, si edhe nga Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë pjesë e bllokut.