Pritja e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ishte një goditje rrufeje për aleancën transatlantike, duke fshirë iluzionet e vazhdueshme në Evropë nëse kushëriri i tyre amerikan do tu qëndrojë në krah për të kundërshtuar agresionin rus. E tronditur, ndoshta edhe e frikësuar, Evropa më në fund mund të ketë ardhur në vete për nevojat e saj vetëmbrojtëse në epokën e Trump. “Është sikur Roosevelt priti Churchillin në Shtëpinë e Bardhë dhe filloi ta ngacmonte atë”, thotë ligjvënësi evropian Raphaël Glucksmann për CNN.