“Takimi I presidentit Xi Jiping me udhëheqësit e Rusisë Vladimir Putin, Iranit dhe Koresë së Veriut Kim Jong Un, përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar”, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE, Kaja Kallas gjatë një konference për shtyp në Bruksel. Duke iu referuar takimit të Presidentit Xi me udhëheqësit e Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut në Pekin në kuadër të 80vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kreu i diplomacisë evropiane Kallas tha se ajo që po shihet është "një aleancë autoritare që kërkon të krijojë një rend të ri botëror", i cili "nuk është vetëm një perspektivë anti-perëndimore, por një sfidë për rendin ndërkombëtar të ndërtuar mbi rregulla".