Evropa dhe Britania e Madhe mund të vendosin një flotë prej 120 avionësh luftarakë për të shmangur raketat ruse dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainës kundër Vladimir Putinit. Sipas mediave britanike, plani i mbrojtjes, i njohur si Operacioni Sky Shield, ose Mburoja e Qiellit, do të shohë avionë luftarakë nga forcat ajrore evropiane dhe ato britanike që të formojnë atë që quhet Zonë e Mbrojtjes së Integruar Ajrore. Dhe objektivi do të jetë kundërshtimi i agresionit rus në Ukrainë, duke përfshirë sulmet me raketa lundrimi dhe sulmet me dron.